Monday, June 21, 2021
Home Aktualitet Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!

Sot finalja e Miss Universe, kush është 23-vjecarja që përfaqëson Shqipërinë!


Nata finale e Miss Universe 2020 do të mbahet sonte. Edicioni i 69-të i konkursit të bukurisë do të mbahet në Florida, SHBA. Një nga 73 Miss-et kombëtare do të kurorëzohet Miss Universe.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Paula Mehmetukaj, e reja e cila në 2020 u shpall më e bukura e Shqipërisë. 23-vjecarja do të sfilojë me dy veshje në skenën e madhe. Me një veshje me motive tradicionale, stiluar nga Enada At Nikolla.


“E kuqe si gjaku që përshkon venat, e qëndisur me gurë të kuq kristali nga thesaret tona nëntokësore, kjo veshje është flamuri dhe unë jam shqiponja që hap krahët e saj dhe fluturon sa më lart me gjithë krenarinë shqiptare për të përfaqësuar vendin e saj dhe për t’i treguar botës se ashtu si shqiponjat, ne ngrihemi lart dhe thyejmë të gjitha barrierat dhe kufijtë!”, shkruan modelja në instagramin e saj.


Veshja e dytë mban firmën e Valdrin Sahitit.
“Kaq ëndërrimtar, magjik, duket sikur jeton në një përrallë dhe je mbuluar me pluhur zanash kur e vesh dhe kurrë nuk dëshiron ta heqësh”, shkruan Memetukaj.

Kush është Paula Mehmetukaj?


23-vjecarja është një aktiviste, për të drejtat e grave, mbrojtjen e mjedisit dhe kafshëve. Ajo vijon studimet në master për administrim biznesi., dëshira e saj është të bashkëpunojë me një kompani ndërkombëtare të modës në të ardhmen. Ndërsa ëndrra e saj është të jetë një personalitet televiziv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Nesër, solstici veror, kur ndodh dhe si ndikon në jetën e njeriut në Tokë

21 qershori është dita më e gjatë e vitit, e cila shënon edhe fillimin e stinës së verës në hemisferën veriore. Ky...

E rëndë / Bie nga fiku, ndërron jetë 17 vjeçarja

Një vajzë 17-vjeçe ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Lushnje pasi aksidentalisht ka rënë nga pema. Ngjarja ka ndodhur në fshatin...

Degradon situata, vëllezërit heqin rripat e pantallonave (Video)

Të ftuar në seancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare kanë qenë dy vëllezër të cilët prej kohësh janë...

Debat me tone të ashpra: Eduardi e quan vëllain monstër, nuk do ta shohë me sy…

Të ftuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” kanë qenë të ftuar Eduardi dhe Gramozi, dy vëllezër të...

Recent Comments