Monday, January 17, 2022
Home Aktualitet Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e...

Spanjë/ Po trafikonte marijuanë, arrestohet 27-vjeçar shqiptar, inskenoi aksidentin për vjedhjen e drogës

alternatetext

Garda Civile në bashkëpunim me Policinë Vendore Spanje ka arrestuar dy persona të përfshirë në një aksident të ndodhur në qytetin e La Zubia, i pari për tentativë grabitje dhe i dyti për krim kundër shëndetit publik për trafik droge.

Të arrestuarit janë një shtetas shqiptar 27-vjeçar, pa precedentë policie, i arrestuar për veprën penale kundër shëndetit publik dhe një djalë 24-vjeçar spanjoll, me precedentë të mëparshëm të policisë. Në këtë aksion, Garda Civile ka sekuestruar 11.5 kilogramë marijuanë që shqiptari i ndaluar ka rrëfyer se sapo e kishte blerë në Las Gabias dhe se po e transportonte në Alicante.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 të datës 24 nëntor në afërsi të një qendre të njohur tregtare në La Zubia. Një patrullë e Gardës Civile në këtë qytet është lajmëruar për të shkuar në atë vend pasi kishte ndodhur një aksident trafiku me disa automjete të përfshira. Agjentët verifikuan se kishte ndodhur një përplasje mes një makine pasagjerësh dhe një furgon. Ky i fundit është përmbysur në rrugë dhe shumë shpejt kanë kuptuar se ka qenë tentativë për vjedhje marijuanë.

Garda Civile zbuloi gjithashtu se i riu spanjoll po kontrollohej nga Gjykata e Instruksionit numër pesë e Granadës, e cila urdhëroi kontrollin, arrestimin dhe paraqitjen e tij në gjykatën në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Isha i papjekur”, pas deklaratës së vjehrrit i kthehet nusja: 70 vjeç u poqe?! (Video)

Petriti ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi nusen e djalit Albanën. Konflikti mes tyre ka lindur kur nusja i ka kërkuar që të largohet...

“O unë, ose ti aty! Ti ke shumë shpenzime se je i sëmurë”, nusja i drejtohet vjehrrit (Video)

Petriti ka sjellë në seancë ndërmjetësimi të birin në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare”, por ai nuk ka pranuar. Në vend...

“Do ta kesh tradhtuar”, 35 vjeçarja tregon çfarë i tha polici kur denoncoi dhunën e ish-bashkëshortit (Video)

Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Aurorës ka nisur qëkur ishte fëmijë 10 vjeçe. Në adoleshencë ajo pranoi që të martohej me një burrë...

“Turp që një parti e djathtë drejtohej nga një ish-komunist” – Agron Kapllanaj tregon çfarë i tha mjekja fierake për Berishën: Djemtë me flokë...

Kreu i Partisë Demokratike për Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj gjatë takimit të kryedemokratit Basha me simpatizantët e kësaj force politike në këtë qytet...

Recent Comments