Home Aktualitet U qëllua me armë në sallën e gjyqit, ndërron jetë gjyqtari Astrit...

U qëllua me armë në sallën e gjyqit, ndërron jetë gjyqtari Astrit Kalaja

817

Ka ndërruar jetë gjyqtari Astrit Kalaja që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Sipas burimeve të “Shqiptarja.com” përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, roli i të cilëve nuk dihet.

Dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.

Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

Forca të shumta të policisë dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.