Tuesday, September 28, 2021
Home Tradita Vallja dyshe myzeqare, vallja që tund tokën (Video) - Nga Adriana Mile

Vallja dyshe myzeqare, vallja që tund tokën (Video) – Nga Adriana Mile

alternatetext

 

Vallja dyshe myzeqare burrash është një nga perlat e trashëgimisë kulturore kombëtare, një nga krijimet me fantastike të krijimtarisë folklorike të myzeqarëve!

Është sa e bukur, aq dhe e vështirë për t’u imituar. E vetmja valle burrash, ku valltarët nuk ndjekin ritmin e defit, por defi këmbët e tyre. Burrat që e kërcejnë atë janë të rrallë, ata që ia thonë valles myzeqare. Mbahen për këtë valle në lagje, në fshat, në qytet apo edhe më shumë se qyteti.
Vallja i bën të famshëm! Dhe numërohen me gishta valltarët e talentuar të dyshes myzeqare.

Është valle pa ulërima, pa armë, me një ritëm normal, por e tundura e këmbës dhe e duarve në tokë e valltarit, duket sikur trondit gjithë tokën. Është nga ato vallet e rralla që të le pa frymë me baladën e vetë. Në atë valle duket sikur janë gjithë ciklet e jetës së myzeqarit: gëzimi, qarjet, energjia, vitaliteti, urtësia, njerëzillëku, shpirtbukuria, këmbëngulja, shtruarja, dashuria, zemërbardhësia, mikpritja, kultura.

Një valle dyshe fantastike burrash, kërcyer me virtuozitet nga vallëtarët Xhelo Fasko dhe Gjysho Troka, nga Radostina e Fierit, viti 1978. Në klarinetë Nexhip Shacma}

Ajo kërcehet nga dy vallëtarët, ku e shtruar, ku e vrullshme, ku e gëzueshme, ku e vajshme, ku duke tundur këmbën fort në tokë, e ku duke fluturuar në ajër. Në të gjitha rastet, ajo zbukurohet nga fustanella e mrekullueshme myzeqare e burrave, e bardhë si dëbora që hapet valë valë. Vallja dyshe është një valle epike myzeqare, të mahnit me lëvizjet e saj. Dy burra që bisedojnë me ritmet e këmbëve, që rrallë shkëputen nga toka dhe që elektrizojnë gjithçka përreth tyre. Hapja e krahëve përgjatë gjithë valles, duke shoqëruar lëvizjet energjike të këmbëve, krijojnë ndjesinë e shpirtmadhësisë së myzeqarëve, të cilët të falin gjithçka nëse iu shkel në derë: të japin shpirtin, të shtrojnë sofrën, madje të bëjnë vend të ndërtosh dhe shtëpi në tokën e vetë. Të ofrojnë tokën e vetë!

Vallja mbyllet me nje përqafim burrash, duke përcjellë mesazhin e miqësisë, mikëpritjes dhe shpirtmadhësisë së myzeqarëve.

“Përplasja e këmbës fort, prodhon energji dhe mundëson kërcimin lehtësisht në ajër dhe prapë i kthehen të njëjtit ritual. Dhe ja, vjen momenti dhe valltarët i pushton një “prehje”. Ata vënë njërin gju në tokë. Rënia në gjunjë shoqërohet me një “ah” dhe duart dalin pak para, herë me pëllëmbë të hapur dhe herë të mbledhura grusht. “Ah”-ja” e zgjatur është një duf, një betim për diçka madhore. Është një moment ky sa koreografik, aq dhe artistik, që na kujton betimin para flamurit. Shqiptari bie në gjunjë vetëm para Flamurit. Dhe, si për ta bërë më të plotë, artisti popull-myzeqar peizazhin e betimit, valltarët, pasi përparojnë në formë ballore tre hapa të ndara nga njëri-tjetri, kapen me krahët e kundërt në drejtim diagonal, e shoqëruar kjo dhe me lëvizjet e këmbëve, duke na krijuar në sfond figurën e shqiponjës me dy krerë.” Kështu e përshkruan këtë valle Maksim Zaka, njohës i etnokulturës myzeqare.

Vallja dyshe e burrave është një valle tipologjike myzeqare, një monument kulture e pashpallur ende. Kërcehet në të gjitha gëzimet familjare dhe në manifestimet kulturore lokale dhe kombëtare.
Është një nga krenaritë e trashëgimisë kulturore myzeqare, fituese e shumë çmimeve në festivale kombëtare folklorike. Trashëgohet brez pas brezi me shumë dashuri.

P a k  H i s t o r i

Vallja dyshe myzeqare e burrave, është një valle e hershme tradicionale myzeqare, unike në llojjn e vetë. Ajo ka shoqëruar jetesën e myzeqarëve, si një prej aspekteve më fantastike të trashëgimisë shpirtërore të tij. Kërcehet në të gjitha gëzimet familjare dhe festat lokale. Gjurmë të saj i gjejmë në afresket e Kishës së Shën Gjergjit, Libofshë, vepra arti kishtare nga Kostandin dhe Tërpo Zografi, të vitit 1782.

Nga Adriana Mile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Një burrë mes të dyjave, gruas: Më hëngre 80 mln lekë, tani shkon me vëllain tim! Të dashurës: Je gjithçka për mua! (Video)

Sot në emisionin “Pa Gjurmë” u trajtua një histori dashurie mes një vajze 30-vjeçare nga Durrësi (Joana) dhe 50-vjeçarit Bilbil Xhafa nga...

EMRI/ Kush është shqiptari i dyshuar për vrasjen e mësueses në Britani, zbulohen të tjera detaje mbi 36-vjeçarin

Mediat britanike kane zbuluar foton e Koçi Selamajt,36-vjeçarit shqiptar që është a rrestuar në Britani. Ai dyshohet të...

Vrasja e mësueses në Britani/ Arrestohet një 36-vjeçar shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar është a rrestuar në Britani pasi dyshohet se është përfshirë në v rasjen e mësueses Sabina Nessa disa ditë...

Mësim në kohë COVID-i/ Zv/ministrja e Arsimit zbulon skenarët nëse përkeqësohet situata

Zv/Ministrja e Arsimit, Nina Guga, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Zona Zero” në Top News ku foli për...

Recent Comments