Të gjithë punonjësit e administratës që dhuron vullnetarisht gjak, do të marrë dy ditë pushim të paguara nga shteti.
Ky është vendimi i fundit i Qeverisë, i komunikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
Manastirliu tha se objekt i vendimit janë punonjësit e administratës, të cilët dhurojnë vullnetarisht gjak, ndërsa pritet që të caktohet një kalendar i posaçëm për këta punonjës, të cilët do të shpërblehen për dhurimin e bërë.
Ndërkohë, ministrja theksoi se çdokush që dhuron tre herë apo më shumë gjak në vit nga qytetarët, do të ketë mundësi që të bëjë një javë pushime në shtëpitë e pushimit që administrohen nga shteti.