Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe John Walker si dhe Rovena Demaj, menaxhere projekti pranë Ambasadës britanike, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilluan një vizitë në burgun e Fierit.
- “Keni një gjobë pa paguar” – Policia apel qytetarëve: Kini kujdes nga këto faqe mashtruese
- Monika: SPAK po gjurmon operacionet e mia plastike, dhe s’ka gjetur asgjë”, Ledioni, “Në rastin tënd nuk ka çfarë gjen, je 100% natyrale”
- Kryeministri Rama publikon letrën e Donald Trump: Ftesë për Shqipërinë si shtet themelues i Bordit Ndërkombëtar të Paqes
- Subashi: Përfundon asfaltimi i rrugës në lagjen Bullaj në Petovë
- Apolonia në mëshirë të fatit, humbja e katërt radhazi dhe drejtuesit që bëjnë sehir!!
Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, që sipas Qoses, “erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Qose theksoi se “palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike, janë financuar nga Qeveria britanike përmes Ambasadës britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit”.

“Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe”, shkruan Qose.
Drejtori i Burgjeve nënvizoi se certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.

Qose shprehu falënderimet për Ambasadën britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues.





