Një zjarr masiv ka përfshirë masivin pyjor të Darëzezës, me flakë që po përhapen me shpejtësi.
Fillimisht forcat zjarrfikëse kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.
Mjete zjarrëfikëse nga Patosi, Roskoveci e Lushnja i janë bashkuar aksionit për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, të cilat janë aktive në tre vatra.
Kliko produktin dhe na ndiq në Facebook!
📱 Porosi online në WhatsApp: 069 709 9465
📸 Na ndiq edhe në Instagram: Demalt Store
➤ Shiko më shumë në FacebookAgjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka treguar për Report Tv se aktualisht po operohet me 6 mjete zjarrefikse, 2 autobote uji dhe 1 fadromë për hapje korridoresh.
Terreni është i vështirë dhe ndërhyrja me mjete brenda pyllit është pothuajse e pamundur.
Fillimisht forcat zjarrfikëse kanë kufizuar flakët që rrezikonin bizneset aty pranë.Punonësit e pyjores të ndihmuar edhe nga banorët e zonës, po presin me motosharra pemë e shkurre për të mundësuar hyrjen e mjeteve brenda pyllit.
Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit, por deri tani dyshohet se mund të jetë ndezuar aksidentalisht nga disa fëmijë.