Home Aktualitet E trishtë! Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i mirënjohur, Shpat...

    E trishtë! Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi

    801

    Këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë papritur në moshën 40-vjeçare.

    Sipas mediave të Maqedonisë së Veriut, artisti i famshëm humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak.

    Raportohet se këngëtari ndodhej në Itali kur pësoi arrest kardiak dhe s’mundi t’i mbijetonte.

    Shpat Kasapi ka lënë pas djalin e tij, Roar, me ish-bashkëshorten Selvije Jao, me të cilën u nda pas disa vitesh lidhje.

    Ende s’ka detaje lidhur me ndarjen papritur nga jeta të artistit, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka shokuar fansat e këngëtarit.