Home Aktualitet Pas 27 vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

    Pas 27 vitesh martesë, divorcohen zyrtarisht Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

    1173

    Pas 27 vitesh martesë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë divorcuar zyrtarisht. Vendimi u mor sot (11 prill ) nga Gjykata  Tiranës, dhoma Civile.

    “Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Ilir Metes, Genc Gjokutaj.

    Në seancën e sotme për zgjidhjen e martesës ishte i pranishëm, Ilir Meta, ndërsa mungonte Monika Kryemadhi.

    Deputetja Kryemadhi kohët e fundit ka dalë në mbështetje të Ilir Metës, madje e uroi për ditëlindje, ndërsa në mënyrë të vazhdueshme bën thirrje që më 11 maj të votohet ish partneri i saj.