Home Lajme nga Fieri Vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit – ja...

Vijon numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit – ja rezultatet sipas partive

1517

Partia Socialiste vijon të kryesojë bindshëm edhe me votat e diasporës në qarkun e Fierit, sipas rezultateve paraprake.

Pas hapjes së 1,496 nga 26.204 të zarfeve të votimit nga jashtë vendit, PS ka siguruar plot 957 vota, duke marrë 64.84% të totalit.

Ndërkohë, Partia Demokratike ka grumbulluar vetëm 253 vota, ose 17.4%.

Ndër votat e tjera, 157 janë për “Nismën Shqipëria Bëhet”, 43 për partinë “Mundësia” dhe 38 për “Lëvizjen Bashkë”