Home Lajme nga Fieri Faza e tretë e rehabilitimit të Gjanicës drejt përfundimit

Faza e tretë e rehabilitimit të Gjanicës drejt përfundimit

1409

Po vijon me intensitet të lartë faza e tretë e rehabilitimit të lumit Gjanica, që shtrihet nga qendra e Fierit deri te UMB.

Kjo fazë përfshin segmentin përfundimtar të lumit dhe synon t’i japë zhvillim të qëndrueshëm urban kësaj zone të rëndësishme të qytetit.

Projekti përfshin sistemimin e brigjeve, ndërtimin e shëtitoreve dhe trotuareve moderne, si dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve.

Ky investim pritet të transformojë ndjeshëm peizazhin urban të Fierit dhe të përmbyllë me sukses një projekt madhor që ka nisur prej disa vitesh.