Home Aktualitet Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit...

    Rama: Zero tolerancë për legalizimet në hapësirën publike, ndëshkim penal për nëpunësit që i kanë firmosur

    619

     Kryeministri Edi Rama publikoi sot urdhrin për anulimin e vendimit për legalizimin e një ndërtimi pa leje, shtesë anësore 1 kat në një objekt ekzistues 8 kate në favor të Ilir Baki Isufit.

    Rama theksoi se, për të gjitha këto lloj çmendurish, me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht.

    Gjithashtu shtoi Rama, do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona.

    “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi në kurriz të komunitetit, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike duke ngritur tenda hekuri, jo vetëm që do të reagohet me zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet së shpejti, si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të Aluiznit dje apo të Kadastrës më pas, që kanë firmosur për këto legalizime kriminale në mes të lagjeve të qyteteve tona”, shkroi Rama.