Atmosferë festive dhe emocione të mëdha në qytetin e Fierit, ku një çift nga Kosova dhe Shqipëria kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me një dasmë me ngjyra patriotike.
Të shoqëruar nga familjarë, miq dhe qytetarë kureshtarë, çifti ka parakaluar në rrugët e qytetit duke valëvitur flamujt kombëtarë të Shqipërisë dhe Kosovës.
Mes duartrokitjeve të të pranishmëve dhe atmosferës së zjarrtë, dasmorët kanë përçuar një mesazh të fuqishëm dashurie, bashkimi dhe krenarie kombëtare.












