Home Lajme nga Fieri Mundësi për të rinjtë: Shkolla Profesionale “Rakip Kryeziu” hap regjistrimet deri më...

Mundësi për të rinjtë: Shkolla Profesionale “Rakip Kryeziu” hap regjistrimet deri më 30 shtator

808

 Të rinjtë kanë mundësinë të angazhohen dhe të kontribuojnë në sektorin bujqësor përmes dijeve dhe aftësive që fitojnë në arsimin profesional duke siguruar jo vetëm punësimin e tyre, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau sot shembullin e shkollës Profesionale “Rakip Kryeziu” në Fier, e cila ofron programe studimi në Bujqësi, Veterinari, Teknologji Ushqimore, Ekonomi-Biznes, Shërbime Sociale dhe Shëndetësore si dhe Shërbime të Mjeteve të Transportit.

Ministrja Denaj fton të rinjtë që të zgjedhin shkollën profesionale bujqësore, aty ku formohen profesionistët e rinj të bujqësisë shqiptare.

Afati i aplikimit është deri më 30 shtator.

Të interesuarit mund të aplikojnë lehtësisht në e-Albania në shërbimin “Regjistrim në klasë të dhjetë”.