Home Lajme nga Fieri Sezon i ri, por me avaz të vjetër për Apoloninë. Trajneri Jovanoviç:...

Sezon i ri, por me avaz të vjetër për Apoloninë. Trajneri Jovanoviç: Ishte e vështirë të ndërtonim ekipin

879

Apolonia është ekipi që ka ndërhyrë më pak në merkaton e verës, diçka që u reflektua edhe në protokollin e ndeshjes së parë të kampionatit, ku fierakët u mposhtën 2-1 në transfertë ndaj Kukësit.

Nga afrimet e reja, vetëm Nemanja Todorovic, mesfushori shkatërrues që trajneri Marko Jovanoviç e njeh mirë nga koha e Dinamo Jug në Serbi, ishte titullar.

Portieri Vincent Anane mbeti në stol, ndërsa përforcimi i tretë, sulmuesi vlonjat Arlind Leshi , i cili sezonin e kaluar luajti i huazuar nga Flamurtari tek Oriku. Këto ndërhyrje të pakta në merkato duket se i kanë kushtuar Apolonisë që në start, gjë të cilën e pranoi edhe vetë trajneri pas përfundimit të ndeshjes.

Pas debutimit me humbje në “Kukës Arena”, Marko Jovanoviç deklaroi: “Uroj Kukësin për fitoren. Për ne ishte shumë e vështirë të ndërtonim ekipin për këtë ndeshje pasi kemi pasur probleme me disa lojtarë të dëmtuar. Ne nuk luajtëm shumë mirë për shkak të këtyre faktorëve, por ndeshja ishte e bukur, ndonëse ne e nisëm sezonin me humbje”.

Fierakët synojnë që në javët e ardhshme të reagojnë dhe të tregojnë një fytyrë ndryshe, por sfidat duken të mëdha për një ekip që nuk ka bërë përforcime të shumta gjatë verës. Sezon i ri, por me avaz të vjetër per fierakët.

PANORAMASPORT.AL