Është zhvilluar sot në stadiumin e Luzit, ndeshja e javës së tretë të Kategorisë së Parë mes Besës dhe Apolonisë.
Takimi dhuroi emocione dhe gola, me miqtë nga Fieri që arritën të përmbysin rezultatin dhe të marrin një fitore shumë të rëndësishme.
Besa e drejtuar nga Shpetim Duro kaloi e para në avantazh me anë të William Cordeiro, i cili shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në fillim të pjesës së dytë.
Megjithatë, “të zakonshmit” e Apolonisë nuk vonuan të reagonin. Fillimisht ishte Trifoni ai që barazoi shifrat në ninutën e 65-të, ndërsa pas vetëm 1 minute nigeriani Umejiego përmbysi rezultatin, duke i dhënë fierakëve tre pikë të arta.
Pas rezultateve zhgënjyese në dy javët e para, kjo fitore ka një rëndësi të dyfishtë për Apoloninë, e cila jo vetëm që rikthehet te fitorja, por edhe tregon forcën dhe karakterin e skuadrës.
Trajneri Jovanovic aktivizoi ne kete ndeshje: Kaçaj, Topi, Asllanaj, Onyewuenyi .Ndubuisi, Amagba, Ayivi, Hoxhaj, Rakipaj, Trifoni, Umejiego.
Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe, Leshi, Mahmutaj, Olawole dhe Vondolie.












