Home Aktualitet Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën...

    Aksident me vdekje në autostradën Fier- Lushnje, përplasen dy automjete! Humb jetën një grua

    2644

    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mesditën e sotme (16 Shtator) në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.

    aksident ambulanca policia

    Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë një grua humbi jetën.

    Viktima raportohet se udhëtonte në një mjet tip BMW që drejtohej nga vajza e saj kur u aksidentuan me një makinë tip Citroen, me shofer një shtetas të huaj.

    BMW pas përplasjes ka përfunduar tek barrierat e kryqëzimit të autostradës. Policia dhe zjarrfikëset shkuan në vendngjarje për të nxjerrë trupin e viktimës nga makina, pasi hekurat e barrierave anësore kishin hyrë në mjet dhe i shkaktuan vdekjen.