Home Lajme nga Fieri Me armë në makinë dhe shitje kokaine, arrestohen 2 persona në pak...

Me armë në makinë dhe shitje kokaine, arrestohen 2 persona në pak orë! Njëri ishte edhe i dehur në timon

795

Dy persona u arrestuan nga Policia e Lushnjës nën akuzën e mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe shitjes së lëndëve narkotike kokainë.

Aksioni u krye nga Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore.

Të arrestuarit janë Denis Veliu dhe Orestian Shkurti, 23 dhe 35 vjeç, banues në Lushnjë dhe Karbunarë.

Për Veliun, policia sqaroi se “gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, u gjet 1 armë sportive pistoletë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”.

Kurse Shkurti posedonte 12 doza kokaine, të gatshme për shitje, që gjithashtu u sekuestruan si prova.

Për të dy rastet materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për hetime të mëtejshme.