Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe John Walker si dhe Rovena Demaj, menaxhere projekti pranë Ambasadës britanike, të shoqëruar nga drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, zhvilluan një vizitë në burgun e Fierit.
- Gjoba nga 30mije leke, policia e Fierit nuk kursen as rrugicat e lagjeve
- Ishte në koncert në Bologna, zbulohen detajet nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit
- E trishtë! Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi
- “Na vjen turp nga njerëzit!”/ Vishej si grua për t’i shpëtuar “Arrestit të shtëpisë”, flet familjari i Jorgo Hatias
- Si u sakrifikuan viset shqiptare nga fuqitë e Mëdha! Ç’deklaroi Ismail Qemali për “Il Giornale d’Italia” më 1903! Tre qytetet që u përdorën si “monedhë” në pazarin ballkanik
Në këtë vizitë morën pjesë edhe tre drejtorë të IEVP-ve të tjera, që sipas Qoses, “erdhën për të parë nga afër projektet e realizuara në Fier dhe për të marrë modele që mund të përshtaten në institucionet që ata drejtojnë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Qose theksoi se “palestra dhe ambientet e posaçme për zhvillimin e kurseve profesionale, si ai për instalime elektrike, janë financuar nga Qeveria britanike përmes Ambasadës britanike në Tiranë, si pjesë e mbështetjes së tyre të vazhdueshme për përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe forcimin e komponentit të rehabilitimit”.

“Këto kurse i pajisin të dënuarit me aftësi të nevojshme për tregun e punës dhe u japin një mundësi konkrete për të ndërtuar një të ardhme ndryshe”, shkruan Qose.
Drejtori i Burgjeve nënvizoi se certifikatat që lëshohen pas përfundimit të tyre kanë të njëjtën vlerë si ato që merren jashtë burgut, pasi në dokument nuk përcaktohet vendi ku është zhvilluar kursi.

Qose shprehu falënderimet për Ambasadën britanike për këtë kontribut domethënës dhe për partneritetin e vazhdueshëm në drejtim të humanizimit dhe modernizimit të sistemit korrektues.













