Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka vendosur shkarkimin nga detyra të prefektit të Fierit, Arben Çuko.
Në vend të tij, është emëruar Anduel Xhindi, i cili do të marrë detyrën e re si prefekt i qarkut Fier.
Kujtojmë se Arben Çuko u emërua në këtë post me vendim të Këshillit të Ministrave më 7 nëntor 2024, ndërsa tani i lë vendin pasardhësit të tij.
Anduel Xhindi është një emër i njohur në politikën lokale, pasi ka shërbyer më parë si deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, i zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2017.












