Home Aktualitet Vrasja e 29-vjeçares shqiptare që tronditi Kanadanë, i shoqi tentoi të arratisej...

    Vrasja e 29-vjeçares shqiptare që tronditi Kanadanë, i shoqi tentoi të arratisej me një grua që e priste në makinë

    627

    38-vjeçari Anthony Deschepper, tronditi Kanadanë, teksa vrau gruan e tij shqiptare, Savannah Kulla, 29 vjeç.

    Shkaqet e krimit janë ende të paqarta ndërsa ajo që ka mbetur pas, janë vetëm fëmijët e çiftit, pasi autori u ekzekutua nga policia pas ngjarjes.

    Një buqetë me lule është vendosur në trotuar në nderim të shqiptares që u qëllua për vdekje nga bashkëshorti, ndërsa autoritetet kanadeze kanë nisur hetimet për ngjarje e kobshme.

    Komuniteti i Brampton është tronditur nga ngjarja ndërsa çifti tashmë kanë lënë pas 3 djem dhe 1 vajzë të vogël.

    Pas vrasjes së gruas në një parking, autori tentoi të arratisej me foshnjen 1-vjeçare në duar, por u ekzekutua nga policia, ndërsa fatmirësisht fëmija shpëtoi.

    Dyshohet se çifti kishin probleme ndërsa mediat raportojnë se autori 38-vjeçar tentoi të largohej nga vendngjarja më ndihmën e një gruaje tjetër që e priste me makinë.

    Nëna e Kullës tha për mediat kanadeze se nuk e kishte besuar kurrë se diçka e tillë do t’i ndodhte vajzës së saj. “[Ai ishte] aq i dashuruar me të, kjo është ajo që më ka tronditur. Si i çmendur pas saj… deri në atë pikë sa ishte i fiksuar”, tha ajo.

    Ajo tha se Kulla kohët e fundit ishte ndarë nga ai. “Kohët e fundit më ka thënë se duhet të largohem prej tij”, tha Karen.

    “Ajo shkonte ta takonte dhe i thoshte “kjo ka mbaruar” dhe kjo është ajo që bëri në fundjavë”, tha Karen.