Apolonia ka dalë fituese në derbin e Myzeqesë, duke mposhtur sot ekipin vendas me rezultatin 1-0 ne ndeshjen e zhvilluar ne stadiumin “Roza Haxhiu”. Goli vendimtar u shënua nga Amagba në minutën e 65-të, duke i dhuruar skuadrës tri pikët në javën e tetë të Kategorisë së Parë.
Skuadra fierake tregoi një lojë cinike dhe të kujdesshme, duke menaxhuar ndeshjen në mënyrë të matur dhe duke siguruar fitoren e merituar ndaj rivalëve të Lushnjës.
Per Apolonine u aktivizuan: Kacaj, Topi, Asllanaj, Folorunsho (Vondolie 69′), Amagba, Trifoni (Leshi 90′), Ndubuisi, Olavale, Ajivi, Hoxhaj (Rakipaj 89′), Mahmutaj.
Pas kesaj jave Apolonia renditet ne vendin e katert me 12 pike.












