Home Lajme nga vendi Të shtëna me armë zjarri pranë kthesës së spitalit në Lushnjë

Të shtëna me armë zjarri pranë kthesës së spitalit në Lushnjë

166

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e sotme në Lushnjë.

Sipas informacioneve paraprake, shtënat janë regjistruar në afërsi të kthesës së spitalit.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe ndaj kujt është qëlluar ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, informacione të pakonfirmuara sinjalizojnë se në fshatin Lifaj është gjetur një mjet i djegur, që dyshohet të jetë përdorur nga personat që kanë qëlluar me armë çka ngre dyshime për atentat.