Home Lajme nga vendi Ishte objekt i atentatit në Lushnje, “Juli i Pashakos” i plagosur në...

Ishte objekt i atentatit në Lushnje, “Juli i Pashakos” i plagosur në këmbë shoqërohet në polici për të dhënë sqarime

232

Juljan Sulo, i njohur edhe si “Juli i Pashakos” ishte objekt i një atentati me armë zjarri paraditen e kësaj të marte (25 nëntor) në Lushnje.

45-vjeçari, i cili mbeti i plagosur në këmbë është shoqëruar nga policia për të dhënë sqarime në lidhje me ngjarjen.

Ndaj 45-vjeçarit Sulo, autorët ende te paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një automjet tip Nissan në lëvizje, që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Lifaj. Makina ishte me targa greke.

Blutë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.