Në Fier, festa e Pavarësisë do të kulmojë me një koncert të veçantë festiv në Teatrin “Bylis”.
Nën moton “Bashkë për Ty Atdhe”, Teatri Bylis do të presë një aktivitet artistik që sjell në skenë kombinimin e muzikës simfonike, këngëve patriotike dhe folklorit myzeqar.
Në këtë koncert do të marrin pjesë:Orkestra Simfonike Fier, Ansambli “Myzeqeja”, Solistët: Andi Turhani & Ardita Meni
I ftuar special: Josif Gjipali
Dirigjent: Oleg Arapi
Aktiviteti do të zhvillohet më 28 Nëntor, ora 11:00, në Teatrin “Bylis”, dhe pritet të sjellë emocione të veçanta për publikun fierak në Ditën e Pavarësisë












