Aksident në aksin Fier-Seman, një makinë përfundon në kanal
Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, pranë fshatit Fermë Çlirimi, ku dy automjete janë përplasur, duke bërë që njëra prej tyre të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit për trajtim mjekësor. Ende nuk ka detaje të sakta për gjendjen e të plagosurit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, shtetasi A. D., rreth 69 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident me një automjet me drejtues shtetasin E. G., rreth 19 vjeç.
Nga përplasja e automjeteve është dëmtuar shtetasi A. D., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.