Home Aktualitet Loja e dominos për pak sa nuk kthehet në tragjedi, të moshuarit...

    Loja e dominos për pak sa nuk kthehet në tragjedi, të moshuarit përplasen me thika, njëri dërgohet në spital

    1507

    Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy të moshuarve, përplasje që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

    Burime nga policia thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.00 të mesditës së kësaj të hëne në qendër të qytetit të Durrësit në sheshin “Pranvera”.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa patrulla policie dhe një auto-ambulancë që transportoi drejt spitalit të Durrësit të plagosurin, 70 vjeçar, F.T.

    Policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar, A.Zh., 68 vjeç, të cilin po e pyet në lidhje me motivin e konfliktit dhe dinamikën e ngjarjes.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës

    Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

    Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

    Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

    Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.