Eleganca, buzëqeshja dhe mesazhi i solidaritetit zbarkuan sot në Spitalin Memorial në Fier, ku bukuroshet ndërkombëtare nga shumë vende të botës të spektaklit prestigjioz “Miss Globe” u bënë pjesë e një vizite të veçantë.

Të udhëhequra nga organizatorja e njohur Albana Cakshiri, bukuroshet u pritën me mikpritje të ngrohtë nga drejtoresha e spitalit, znj. Rudina Degjoni.

Gjatë vizitës, vajzat e “Miss Globe” patën mundësinë të njihen nga afër me ambientet moderne të spitalit, të zhvillojnë biseda me stafin mjekësor, si dhe të shkëmbejnë përshëndetje me disa pacientë të pranishëm.

Në përfundim të vizitës, përfaqësueset e shteteve pjesëmarrëse shkëmbyen dhurata simbolike nga vendet e tyre me drejtoreshën Degjoni.
















