“Një mbrëmje në teatër” është shfaqja që do të ngjitet premierë absolute në teatrin “Bylis” në Fier më 3,4 dhe 5 qershor në orën 19:00.
Në shfaqje interpretojnë aktorët Olta Daku, Hervin Çuli, Rudina Dembacaj dhe Besmir Bitraku.

Një komedi brilante që sjell në skenë dy çifte të ulur në sallën e teatrit për të parë “Hamletin”.
Në vend që të përqendrohen te shfaqja, ata fillojnë të komentojnë mbi aktorët, skenografinë dhe vetë veprën, duke zbuluar pak nga pak edhe tensionet, keqkuptimet dhe problemet në marrëdhëniet e tyre.












