Home Kulturë Kiço Londo: “Fieri, një dashuri pafund” – Rikthim emocionues në teatrin “Bylis”...

Kiço Londo: “Fieri, një dashuri pafund” – Rikthim emocionues në teatrin “Bylis” me “Gruaja e burrit tim” (Video)

380

“Gruaja e burrit tim”, komedia e zezë, me regji të Kiço Londos erdhi dy ditë rresht për publikun fierak nën interpretimin e aktorëve të teatrit shëtitës “Çajupi”.

Një lojë e mrekullueshme që zbulon jo vetëm marrëdhënien në bigami të një burri pasi u denoncua i zhdukur në polici nga dy gratë e tij, por sjell  njeriun e dyzuar dhe të pavendosur.

“Unë jam mendimit që shoqëria shqiptare, në momentin që po flasim është zhytur në një kaos ekzistencial, një shoqëri në depresion të thellë, një shfaqje e humorit anglez që padyshim bien pas 40 vitesh, është një shenjë që kjo shoqëri ka nevojë për një terapi traume. Paqja bën këtë efekt”, tha regjisori Kiço Londo.

Me njërën nga gratë është martuar në kishë, me tjetrën është martuar në bashki dhe ka vazhduar jetën i qetë deri në momentin, ku pasi ndihmoi një grua të moshuar që po grabitej, përfundon në spital dhe jep dy adresa të ndryshme.

Për regjisorin, Kiço Londo teatri i Fierit është pikë nisje dhe dashuri e pafund.

Kam munguar këto pesë vjet në këtë teatër, ju siguroj që do jem i pranishëm në Fier dhe nuk do të mungoj”, tha ai.

Shfaqja “Gruaja e burrit tim” , e vënë në skenë 28 vite më herët nën titullin “Burri me dy gra” po nga regjisori Kiço Londo , pas premierës në Tiranë po bën turne në të gjithë vendin.

Interpretimi i  aktoreve te rinj Xhejni Fama,  Denisa Demaj , Denada Llanaj,  Aleksander Kondi Genc Lleshi , Eglein Laknori,  Ersiljano Xhelollari u duartrokit fort Plot emocione aktoret vecojne mikpritjen e publikut fierakë.

/rtsh.al/