Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se ndalesa e radhës gjatë muajit shtator, për kryerjen e mamografive falas për të gjitha gratë dhe vajzat do të jetë Spitali Rajonal Fier.
Gjatë muajit shtator, gratë dhe vajzat në Durrës mund t’i drejtohen spitalit rajonal të këtij qyteti, për kryerjen e mamografive falas pa rekomandimin e mjekut.
“Fieri është ndalesa jonë e radhës. Gratë dhe vajzat mund të kryejnë mamografinë falas, pa sistem referimi, pranë Spitalit Rajonal”, theksoi Koçiu.
Ministrja Koçiu bëri të ditur se në muajin gusht, në Spitalin Rajonal Durrës u realizuan rreth 702 mamografi falas, duke i dhënë çdo gruaje mundësinë për një kontroll të nevojshëm, për shëndetin dhe jetën e saj”, tha Koçiu.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur ta shtrijë fushatën e saj sensibilizuese gjatë gjithë vitit. Kontrollet e rregullta janë thelbësore për diagnostikimin e hershëm në luftë kundër kancerit dhe për mbrojtjen e shëndetit.












