Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin Levan-Mbrostar.
Dy automjete, një mjet tip “Ford” dhe një “Range Rover”, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, ka mbetur e lënduar një grua, e cila ndodhej si pasagjere në automjetin tip “Ford”.
E plagosura është transportuar drejt spitalit rajonal të Fierit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.












