Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) vijon me intensitet kontrollet në subjekte që tregtojnë Produkte për Mbrojtjen e Bimëve (PMB) në qarqe të ndryshme të vendit, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe respektimin e kërkesave ligjore.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, trupat inspektuese të AKU-së kanë ushtruar 8 inspektime në qarqet Lezhë dhe Fier.
AKU bën të ditur se, nga kontrollet 4 inspektime rezultuan pa shkelje të kërkesave ligjore. Në 2 raste u mor masa administrative “paralajmërim”; në një subjekt u vendos masa administrative “gjobë”, për shkak të ushtrimit të aktivitetit pa licencë; ndërsa në një tjetër subjekt, që ushtronte aktivitetin e riambalazhimit të PMB-ve, u vendos masa administrative “gjobë” për tregtim në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe u bllokua aktiviteti, me propozim për revokimin e licencës”.
AKU njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjithë vendin, me qëllim sigurimin e produkteve të sigurta për konsumatorin dhe respektimin e standardeve të tregtimit nga ana e bizneseve ushqimore.
AKU thekson se mbetet i angazhuar për të garantuar transparencë, siguri ushqimore dhe zbatim të ligjit, në shërbim të shëndetit të konsumatorëve dhe të një tregu të ndershëm ushqimor.












