Home Lajme nga Fieri Doktoresha Briseida Xhelaj del në mbrojtje të mjekut imazherist të arrestuar në...

Doktoresha Briseida Xhelaj del në mbrojtje të mjekut imazherist të arrestuar në Fier: “Doktori më i mirë në botë!”

4628

Një reagim i fortë ka ardhur nga doktoresha e njohur Briseida Xhelaj, e cila ka dalë hapur në mbrojtje të mjekut imazherist Dr. Gëzim Taullaj, pas arrestimit të tij në Fier.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Xhelaj e ka quajtur Taullajn “doktorin më të mirë në botë”, duke theksuar se përkushtimi dhe profesionalizmi i tij janë të pakrahasueshëm.

“Doktori më i mirë në botë – Dr. Gëzim Taullaj!
Eko-t dhe diagnozat e tij kanë qenë gjithmonë jashtëzakonisht të sakta — asnjë imazherist në botë nuk ia kalon përkushtimit dhe profesionalizmit të tij në Mallakastër dhe Fier!
Turp për ju që i bëtë këtë padrejtësi, vetëm sepse ndoshta kishit ‘një mik’ gati për vendin e punës, ose sepse jeni EKO privat që ju ikin pacientët tek Dr. Gëzimi!
Ky njeri asnjëherë nuk ka marrë lekë as nga unë, as nga familja ime, as nga ndonjë mallakastriot tjetër.
Ne jemi gati të gjithë të dalim në protestë për këtë padrejtësi të bërë!
Turp për ju që poshtëroni në këtë mënyrë një doktor që është krenaria e Mallakastrës për 40 vite!
Me shumë respekt,

Dr. Briseida Xhelaj.”

Reagimi i saj ka marrë shumë mbështetje nga qytetarë të Fierit dhe Mallakastrës, të cilët ndajnë të njëjtin mendim për figurën dhe kontributin e Dr. Taullajt në shërbimin shëndetësor.