Masë detyrim për paraqitje, gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha paraqiten në SPAK
Dy gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha janë paraqitur në SPAK këtë të hënë.
Ata kaluan dyert e Prokurorisë së Posaçme pasi GJKKO ka lëshuar masën “detyrim paraqitje” ndaj tyre në kuadër të megaoperacionit të SPAK.
- Masë detyrim për paraqitje, gazetarët Elton Qyno dhe Artan Hoxha paraqiten në SPAK
- Nis fushata 16 ditore kundër dhunës ndaj grave, apeli i Koçiut: Secili prej nesh mund të bëjë ndryshimin
- Subashi: Fieri, stacion i rëndësishëm në udhëtimin drejt Pavarësisë së Shqipërisë
- Itali/ Zbulohet ‘streha e kokainës’, gjenden 76 kg drogë! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar
- Çaji i Hudhrës – Arsyet Shëndetësore Pse Duhet të Pini Çdo Mëngjes
Sot janë kryer kontrolle banesash ndaj 13 shtetasve midis tyre ish gjyqtarë, ish prokurorë por edhe në banesat e të afërmve të të shumë kërkuarit Suel Çela, pas një hetimi të SPAK që ka sërish si referim bisedat në Sky ECC dhe Enchro.
Ky hetim ka sjellë masën e arrestit ndaj Pajtime Fetahut, ndaj të cilës në gusht ishte firmosur një tjetër masë ndalimi ajo e arrestit shtëpiak mbasi dilte në dosjen “Çopja”.
Po ashtu masë sigurie arrest shtëpie është vendosur edhe ndaj avokates Blerina Beqiri e cila ka mbrojtur interesat e disa personave të dyshuar si pjesë e grupit të Suel Çelës.
Kontrollet e banesave janë kryer edhe në banesat e ish gjyqtarëve Zihni Shahu dhe Taulant Tafa dhe në shtëpitë e dy ish prokurorëve të shkarkuar nga Vettingu.