STOP Bullizmit: Nxënësit e shkollës “Hiqmet Buzi” promovojnë vlerat e tolerancës dhe respektit
Në një nismë që synon ndërgjegjësimin për pasojat e bullizmit, nxënësit e shkollës “Hiqmet Buzi” në Kallm të Madh u bashkuan për të përçuar mesazhin e tolerancës dhe dashurisë. Aktiviteti shërbeu si një shembull frymëzues për ndërtimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe të bashkuar.
Bullizmi mbetet një fenomen shqetësues për shoqërinë dhe veçanërisht për të rinjtë, duke sjellë shpesh pasoja të rënda psikologjike dhe emocionale.
Iniciativa e nxënësve të shkollës “Hiqmet Buzi” shërben si shembull frymëzues për të gjitha institucionet arsimore në vend dhe më gjerë, duke treguar se ndryshimi fillon me një hap të vogël dhe një zë të fortë për të drejtën.
Bullizmi, një fenomen shqetësues për shoqërinë dhe të rinjtë, shpesh sjell pasoja fatale. Nxënësit e shkollës 📍“Hiqmet Buzi” në Kallm të Madh promovuan tolerancën, 🫂respektin dhe dashurinë si vlera themelore për një brez të shëndetshëm.📖👧🏻👦👧🏼🧒🏽 STOP BULLIZMIT❌
Posted by Armando Subashi on Tuesday, November 26, 2024