Home Sport Portierja Antigoni Hyska mbyll aventurën me Apoloninë dhe firmos me Gramshin

Portierja Antigoni Hyska mbyll aventurën me Apoloninë dhe firmos me Gramshin

1409

Portierja Antigoni Hyska, që për vite ka qenë garancia e Apolonisë mes shtyllave, është larguar drejt një ekipi rival si Gramshi.

Largimi i Hyskes pas 6 viteve është një humbje e madhe për ekipin fierak, pasi 22 vjeçarja ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës.

Ja lajmërimi i klubit gramshiot ku bëhet i ditur afrimi i portieres Hyska

ZYRTARE: Antigoni Hyska i bashkohet klubit tonë

Klubi ynë ka kënaqësinë të njoftojë se Antigoni Hyska, portierja e Kombëtares Shqiptare, do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ri.

E njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e jashtëzakonshme mes shtyllave, Antigoni sjell me vete përvojën e saj nga ndeshjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, duke e bërë portën tonë më të sigurt se kurrë.

Reflekset e shpejta, vendosmëria dhe aftësia për të udhëhequr mbrojtjen do të jenë një shtyllë e rëndësishme për suksesin tonë.Ky transferim përfaqëson jo vetëm një përforcim në aspektin sportiv, por edhe një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekipi të balancuar dhe konkurrues në çdo fushë.

Me Hyskën në portë, skuadra jonë fiton siguri, stabilitet dhe besim për përballjet që na presin.

E mirëpresim Antigonin në familjen tonë dhe i urojmë një sezon të mbushur me suksese, momente të paharrueshme dhe fitore që do të gëzojnë të gjithë tifozët tanë.