Home Aktualitet E prezanton nesër Rama në Kuvend/ Paga minimale 500 €, mesatarja 1,200...

    E prezanton nesër Rama në Kuvend/ Paga minimale 500 €, mesatarja 1,200 euro, zbardhet programi i mandatit të katërt

    657

    Prezantohet nesër, më 18 shtator, në një seancë maratonë në Kuvend, programi qeverisës për legjislaturën e re.

    Programi në fjalë, që do të prezantohet nga vetë kryeministri Edi Rama, përfshin objektiva afatshkurtra dhe afatgjata në fusha të ndryshme, me fokus të veçantë tek punësimi, rritja e pagave dhe kthimi i emigrantëve.

    Pjesë nga programi

    • Transformojmë shërbimet e punësimit me sistem të zgjuar orientimi karriere dhe platformë të dedikuar për emigrantët që duan të rikthehen e të punojnë në Shqipëri.

    • Ulim papunësinë e përgjithshme në 6% deri në 2030 dhe papunësinë e të rinjve nën 15%.

    • Paga minimale në 500 euro deri në 2026, me 18 muaj pa asnjë taksë shtesë për punëmarrësit me paga të ulëta.

    • Paga mesatare kombëtare 1,000 € deri në 2030; në sektorin publik 1,200 €.

    • Garancia Rinore ofron punë, trajnim ose arsim për mbi 40,000 të rinj brenda 4 muajve nga regjistrimi.

    • Forcojmë barazinë në paga dhe politikat aktive për punësimin e grave. • Zgjerojmë modelin dual të arsimit profesional në partneritet me biznesin dhe certifikim ndërkombëtar të kualifikimeve.

    • Deri në 2030, 1 në 3 nxënës ndjek arsimin profesional; shkollat profesionale kthehen në qendra multifunksionale me konvikte moderne dhe kurse afatshkurtra për profesione të kërkuara.

    • Garantojme kushte të barabarta pune, trajtim dinjitoz, sistem social të qëndrueshëm dhe të besueshëm.

    • Vijojmë me nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale për njohjen e pensioneve, duke siguruar kushte të barabarta pune dhe mbrojtje sociale të plotë për shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit.

    • Ndërtojmë programe të dedikuara për diasporën për rikthim të talenteve, transferim expertise dhe ndërmjetësim punësimi në sektorët prioritarë.