Petrit Qoli ka risjellë në vëmendje vrasjen e Fatmir Xhindit tek dosja “Plumbi i Artë”, krim i pazbardhur ende.
Ngjarja e vitit 2009, e cila ende mbetet pa autor, u përmend nga i pandehuri Petrit Qoli teska po i drejtonte pyetje të penduarit të drejtësisë, Skerdi Tasi.
Duke vënë në dyshim deklarimet e të Skerdi Tasi, Petrit Qoli e pyeti nëse shikonte mirë nga afër dhe nga larg.
Pyetja e tij u refuzua nga gjykata, ndërsa Petrit Qoli vijoi duke iu drejtuar Skerdi Tasit: “A ke dijeni për vrasjen e deputetit Fatmir Xhindi? A ke gisht në atë ngjarje, se atë di unë që është vrarë nga afër”.
Gjykata ndërhyri duke i ndërprerë pyetjet të pandehurit, si edhe urdhëroi Skerdi Tasin të mos përgjigjej.
Deputeti i PS, Fatmir Xhindi, u qëllua me armë më 2 maj 2009 teksa hynte në oborrin e banesës së tij në Roskovec të Fierit.
Burimi: panorama.com.al












