Home Lajme nga Fieri Fier/ Shkolla “Petro Sota” shkëmbim përvojash me Suedinë, mbi demokracinë dhe arsimin...

Fier/ Shkolla “Petro Sota” shkëmbim përvojash me Suedinë, mbi demokracinë dhe arsimin profesional (Video)

442

Mbi 720 nxënës të shkollës së mesme industriale “Petro Sota” në Fier, mes tyre edhe shumë fëmijë të ardhur nga emigracioni, janë përfshirë në një program bashkëpunimi me një shkollë të ngjashme në Suedi.

Mirëmenaxhimi i konflikteve mes të rinjve është një metodikë që përfshin vetë nxënësit dhe prindërit. Këto ditë, në këtë shkollë po zhvillohet një shkëmbim eksperiencash me shkollën simotër, si pjesë e një programi që ka në qendër proceset e zhvillimit të demokracisë.

“Shkolla jonë është përfituese e një projekti që ka nisur në kuadër të ‘Epokës së Re’, në bashkëpunim me një organizatë suedeze. Aktiviteti zhvillohet në ambientet e shkollës për të realizuar një partneritet dhe diskutim mes të rinjve,” tha Arta Leka, Drejtore e shkollës “Petro Sota”, Fier.

Edhe pse niveli i indeksit të demokracisë ndryshon mes vendeve, problematikat e të rinjve mbeten të ngjashme.

“Shqipëria është një vend i bukur dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Jemi të suprizuar nga arkitektura, jeta e natyrës dhe gjithçka tjetër. Është shumë ndryshe nga Suedia, dhe është bukur të shohësh kultura të tjera”, tha studenti suedez.

“Jemi këtu për të mësuar më shumë rreth demokracisë, si funksionon ajo në Shqipëri dhe në Suedi, si dhe për të bërë krahasimet mes tyre”, tha studentja nga Suedia.

Është shumë bukur të bashkëpunosh me studentët suedezë. Deri tani, me programet që kemi ndjekur, kemi mësuar shumë gjëra rreth demokracisë“, tha studenti i shkollës “Petro Sota”.

Eksperiencat e përbashkëta po shihen si një mundësi për zgjerimin e horizonteve dhe nxitjen e interesave rinore në arsimin profesional.