Home Sport Enkileda Carja bën histori, 6 rekorde europiane dhe 3 medalje ari për...

Enkileda Carja bën histori, 6 rekorde europiane dhe 3 medalje ari për Shqipërinë!

198

Peshëngritësja Enkileda Carja ka shkëlqyer në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës duke thyer 6 rekorde europiane dhe fituar 3 medalje ari.

Carja theu 3 rekorde evropiane në stilin e shkëputjes (95kg, 97kg dhe 98kg) dhe fitoi medaljen e artë në kategorinë 63 kg.

Gjithashtu, në stilin e shtytjes, Carja theu 3 rekorde të tjera, (113kg, 116kg, 118kg), duke fituar me dalje ari në shtytje dhe në dygarësh.

Kampionati po mbahet nga data 28 tetor deri më 4 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, me pjesëmarrjen e 35 shteteve evropiane.