Home Lajme nga Fieri Fier/ Arrestim për aksidentin në Fermë Çlirim, dy të ndaluar për tentativë...

Fier/ Arrestim për aksidentin në Fermë Çlirim, dy të ndaluar për tentativë vjedhjeje dhe tre procedime për ndërtime pa leje

750

Drejtoria Vendore e Policisë FierNë vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Fermë Çlirim, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 31 vjeç, banues në Fier, me karrocën (që tërhiqej nga kafshë) me të cilën lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, u dëmtua ky i fundit, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërkaq, 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Sukth dhe A. P., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në një banesë në fshatin Varibob.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Fier, Lushnjë dhe Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. N., E. G. dhe F. Sh., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.