Përfaqësues të pushtetit vendor dhe Drejtorive Rajonale janë mbledhur paraditen e sotme në një takim urgjent në prefekturën e Fierit për të raportuar situatën e emergjencës për shkak të reshjeve të shiut.
- “Bashkë për Ty Atdhe” sjell emocionet e Pavarësisë në “Teatrin Bylis”
- Sot 28 Nëntori, Shqipëria feston 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!
- Gjoba nga 30mije leke, policia e Fierit nuk kursen as rrugicat e lagjeve
- Ishte në koncert në Bologna, zbulohen detajet nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit
- E trishtë! Ndërron jetë në moshë të re këngëtari i mirënjohur, Shpat Kasapi
Problematika kryesore për të cilën janë angazhuar të gjitha strukturat në qark janë kanalet kulluese dhe sistemi i argjjnaturave, për të përballuar vërshimet e mundshme të katër lumenjve, Shkumbini në Lushnjë, Vjosa në Fier dhe Mallakstër, Semani në Rroskovec dhe Gjanica në qytetin e Fierit.
“Gjatë ditës së sotme është realizuar një takim pune mes drejtuesit të strukturave vendore nga ku është marrë një informacion për situatën e përgjithshme në terren. Në orët në vijim priten që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës që mund të ndikojnë prurjet e lumit Vjosa, megjithatë nuk ka ndonjë rrezik që lumi të dalë nga shtrati. Kemi kërkuar që strukturat vendore të jenë në gatishmëri të plotë”, thotë Kreshnik Ymeraj, Përgjegjës i Emergjencave Civile, Prekfektura Fier.
Më herët inxhinieri i Bordit të Ujitjes dhe Kullimit në Fier, Evarist Koliçi, bëri të ditur se sistemi kullues është në gjendje optimale dhe se të gjithë punonjësit e Bordit kanë kaluar në gjëndje gatishmërie.
Reshjet në Qarkun e Fierit kanë qenë me intensitet të ulët gjatë natës por era e fortë ka shkaktuar defekte në rrjetin e furnizimit të energjisë elektrike për riparimin e të cilave po punohet nga punonjësit e OSHEE.
“Aktualisht janë riparuar 13 fidera dhe po punohet për riparimin e 7 të tjerëve” ka pohuar Ymeraj.
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi ka kërkuar gatishmëri maksimale dhe reagim të shpejtë dhe të koordinuar në rast përkeqësimi të situatës.












