Home Lajme nga Fieri Aksident në Fier, makina humb kontrollin dhe përplas mjetin e parkuar! 1...

Aksident në Fier, makina humb kontrollin dhe përplas mjetin e parkuar! 1 i plagosur

688

Një aksident është regjistruar disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit. Aksidenti ka ndodhur pasi një automjet ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit në ecje i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit ku ndodhet nën kujdesin  e mjekëve. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.