Home Lajme nga Fieri Nesër, gara e kuajve të shpejtësisë në Darezezë

Nesër, gara e kuajve të shpejtësisë në Darezezë

371

E diela e nesërme do të jetë një ditë ndryshe për gjithë qytetaret e Fierit, pasi në plazhin e Darëzezës do të jetë gara e shumëpritur e kuajve Galoper (kuajt e shpejtesise), ku shpejtesia e tyre nuk ka limit.

Ne kete gare do te jene te pranishem kuaj nga Shqiperia, Kosova dhe Presheva.

Qyteti i Fierit do te perfaqesohet nga kali Ciri.

Gara do të fillojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe premton emocione të papërsëritshme për të gjithë të pranishmit.