Në prag të festave të fundvitit, Pediatria e Fierit është zbukuruar me elemente festive të dhuruara në mënyrë vullnetare dhe me shpenzimet e veta personale nga “Diti Sallon”.
Nisma u realizua me qëllim krijimin e një atmosfere më të ngrohtë dhe më pozitive për fëmijët që ndodhen nën kujdes mjekësor.
Ky gjest nuk është i rastësishëm. Prej 5 vitesh, “Diti Sallon” kontribuon në mënyrë të vazhdueshme për familjet në nevojë dhe për institucionet që kujdesen për fëmijët dhe të moshuarit në qyetin e Fierit.












