Regbi në Divjakë, ekipe nga Kosova dhe Spanja dhurojnë spektakël në plazh (Video)
Plazhi Divjakes për shkak të hapësirës së madhe të rërës është shfrytëzuar këtë fundjavë për organizimin e një sporti të pa aplikuar më parë në vendin tonë, bëhet fjalë për sportin e regbisë.
Federata Shqiptare e Regbisë, organizoi eventin ndërkombëtarë “Arnisa Beaxh Rugby 2-24”. Edhe pse është një sport fare i ri, interesi i të rinjve që duan të bëhen pjesë e ekipit regbi rritet cdo ditë.
Xhino Dangu, presidenti i Federatës së Regbisë në Shqipëri thotë: “Njerëzit kanë pyetur se ç’është ky sport, sepse nuk e kanë parë përpara. Jemi shumë të kënaqur. Ka interes nga të rinjtë. Në variantin e beach rugby luhet 5 kundër 5. Do të zhvillohet dhe vitet e tjera e do të ketë pjesëmarrje dhe nga vendet e tjera europiane”.
Për të luajtur regbi nuk rëndësi mosha apo gjinia, ajo që të duhet është dëshira për garë dhe sfidë.
Në këtë turne të parë morën pjesë ekipe nga Kosova dhe Spanja, edhe pse është një sport fare i ri, pushues të shumtë u ndalën të shikonin ndeshjet e zhvilluar në plazh, shumë prej tyre më pas u ndalën të bëhen pjesë e tij.