Lajme
Hapen aplikimet për 1200 pozicione të reja praktike në administratën publike
Janë hapur aplikimet për 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të rinjtë nga mosha 21-26 vjeç. Lajmin e mirë e bën të ditur kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Mirëmëngjes, dhe me lajmin e mirë se hapen aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike, për të gjithë të rinjtë e moshës 21-26 vjeç, që zotërojnë minimalisht një diplomë Bachelor, dhe ku secili i interesuar mund të bëhet pjesë e thirrjes deri më 15 gusht 2024, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kreu i qeverisë.
Më poshtë postimi ku gjeni edhe linkun përkatës: