Lirohet nga burgu Noizy, ja sa ofroi garanci pasurore
Reperi Rigels Rajku, i njohur si “Noizy” është liruar nga burgu pasi dha një garanci pasurore prej 5 milionë Lekësh (të reja).
Klan News raporton se lirimi i tij është bërë nga Gjykata e Durrësit pasi ka kompetencën për vendim duke qenë se Noizy është aty banor rezident.
Sjellim në vëmendje se reperi i njohur u ndalua në Kune të Shëngjinit teksa po shkonte për të kënduar në një klub nate. Prangosja e tij u bë për shkak të një urdhër-arresti të lëshuar nga policia e Kosovës.
Bashkë me Noizyn u ndalua edhe 32-vjeçari, Bahtjar Bajraktarai, Dj i tij i njohur me emrin Crax. Ata u akuzuan nga policia e Kosovës për lëndim të rëndë trupor ndaj një personazhi të njohur në TikTok.
Përpara arrestimit, reperi bëri edhe një reagim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen që akuzohet. Ai pretendoi se nuk ka lidhje më këtë ngjarje dhe se nuk ishte arratisur.
Noizy u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë pasi e cilësoi veten “viktimë të kallëzimit të rremë”.