Lajme

“Isha në gjumë, kur theu dritaren”- Nipi i burrit i hyri në banesë për ta p*rdhunuar, dëshmia e 75-vjeçares: Fliste fjalë të pista, tentoi të më kapë

Është zbardhur dëshmia e 75 vjeçares H. Pinjolli, e cila dyshohet se u sulmua seksualisht nga nipi i burrit të saj, 62-vjeçari Ali Pinjolli.

Cest la vie

E moshuara ka rrëfyer para hetuesve se djali i kunatit iu fut në banesë duke thyer xhamin e dritares së një prej dhomave rreth orës 02:30 të natës teksa ajo po flite gjumë.

Ajo tregoi se 62-vjeçari fliste me fjalë të pista dhe tentoi ta përdhunonte, por arriti ti shpëtonte nga duart dhe telefonoi familjarët. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Psar, Ersekë dhe autori i dyshuar është arrestuar.

Rrëfimi i të moshuarës: U fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, nuk ja doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.

Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës. Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve.

Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë, por ai nuk dëgjonte. E sulmova mesa fuqi kisha ta ndaloja.

E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon, më pas motra lajmëron vëllain dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ja shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë. Unë jetoj vetëm, nuk kam njeri në shtëpi, vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin./panorama.com.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button